Kalaja e Gradishtës në Symiz, një trashëgimi e lashtë

HomeActual

Kalaja e Gradishtës në Symiz, një trashëgimi e lashtë

Nesër akrepat lëvizin një orë para!
Maliq/Digjet një makinë në fshatin Pirg
Akaident i rrezikshëm, i moshuari ndërron jetë në vend

Kalaja e Gradishtës në Symiz ndodhet mbi një kodër të lartë në veri të qytetit të Maliqit, mbi fshatin Symiz. Kodra njihet nga fshatarët e zonës me emrin Gradishtë dhe ka formën e një trungu piramide.

Sipërfaqja e saj ka formë eliptike dhe kufizohet në lindje e juglindje të saj nga lumi i Devollit, i cili e ndan kodrën nga qyteti i Maliqit.

Gradishta ka qenë e banuar për një periudhë të gjatë prej afërsisht 2000 vjetësh. Datimio më i hershëm i saj i përket periudhës së hekurit të hershëm. Gradishta ka vazhduar të banohet deri në periudhën e Mesjetës së hershme.

Ky vend i lashtë përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë dhe kulturës lokale, duke ofruar një pasqyrë unike të jetës së banorëve të hershëm të zonës.

Kjo kala vjen e modeluar në 3D dhe ju jep mundësinë të bëni një vizitë virtuale në këtë sit të rëndësishëm historik.

Mos e humb, kliko linkun: https://las.teofly.com/app/?share=laxmI4F6

Gradishta #Maliq #3D #MEET @highlight