“META” do të përdorë informacionet e përdoruesve të saj për trajnimin e AI-së, një mënyrë si t’a ndaloni këtë gjë është…

HomeTechnology

“META” do të përdorë informacionet e përdoruesve të saj për trajnimin e AI-së, një mënyrë si t’a ndaloni këtë gjë është…

Telefonat kanë jetëgjatësi – sa zgjasin modelet e markave të njohura
China approves over 40 artificial intelligence models for public use
Apple tërhiqet nga prodhimi i makinave elektrike

Gjigandi i mediave sociale Meta ka shkaktuar konfuzione së fundmi me politikat e reja rreth mbledhjes së të dhënave të përdoruesve të saj.

Gjigandi i mediave sociale Meta ka shkaktuar konfuzione së fundmi me politikat e reja rreth mbledhjes së të dhënave të përdoruesve të saj.

Kompania ka njoftuar përdoruesit e Instagramit dhe të Facebook se shumë shpejt do të nisë të marrë informacione duke përfshirë edhe fotot dhe postimet, për të trajnuar sistemet e saj të Inteligjencës Artificiale.

Në një lëvizje që pritet të shkaktojë tensione, Meta po informon njerëzit që mund të përfundojë duke u procesuar të dhënat, edhe nëse nuk i përdorin shërbimet e saj.

Ka mënyra që mund të provoni për të shmangur grumbullimin e të dhënave tuaja. Siç kërkohet nga GDPR, Meta po i lejon përdoruesit të kundërshtojnë përdorimin e informacionit të tyre në këtë mënyrë.

Për ta bërë këtë, mund të plotësoni një formular të shkurtër në faqen e internetit të Instagram-it, i cili kërkon arsyet pse dëshironi të tërhiqeni, së bashku me disa informacione personale si vendi i banimit dhe email-i.

Meta thotë se do të shqyrtojë kërkesat për kundërshtime në përputhje me ligjet përkatëse për mbrojtjen e të dhënave dhe do të respektojë ankesat e suksesshme në vazhdim.

Por pavarësisht protestave tuaja, Meta mund të përdorë ende të dhënat tuaja për të trajnuar AI-n e saj në disa raste, pavarësisht nëse përdorni platformat e saj apo jo. Kjo do t’ju ndikojë nëse shfaqeni ose përmendeni në postimet apo fotot e shpërndara nga përdoruesit e Instagram dhe Facebook-ut.

/gazeta-shqip