(VIDEO) Rreth 300 këlyshë nga e gjithë bota vijnë në Pogradec.

HomeActual

(VIDEO) Rreth 300 këlyshë nga e gjithë bota vijnë në Pogradec.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë një shtetas nga Maliqi..
Paradoksi i tregut të banesave në Shqipëri
Jole në kompaninë “Natural Herbal”. Bimët medicinale të Maliqit për eksport jashtë Shqipërisë…

©️Pogradecipress
Një paradë e krejt e veçantë është zhvilluar në Qytetin e Pogradecit për të parën herë. Pjesë e saj janë afro 300 qenusha nga e gjithë bota, të cilët sfilojnë përpara një jurie profesionistësh nga vende të ndryshme të europës. Paraqitja fizike, gjendja shëndetësore dhe ripordhuese janë disa prej elementeve të cilat vlerësohen për kafshët pjesëmarrëse në këtë kompetidcion, ndërsa ajo që është më e veçanta ka të bëj me rraca të ndryshme nga më të larmishme dhe pa kryqëzime.

Presidenti i federatës Arturo Verzeroli tha se ky aktivitet bën bashkë qindra pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, gjithashtu shtoi se Shqiptarët duhet të kujdesen më shumë për qenushët:

“Është hera e parë që po e bëjmë këtë kompeticion në Pogradec, jemi të lumtur që jemi këtu falë edhe ndihmës së dhënë. Marrin pjesë më tepër se 300 qenë nga gjithë Europa, Estonia, Polonia, Ukraina, Norvegjia e të tjera. Është kompeticion bukurie, mbahet në vendet më të zhvilluara dhe për qëllim ka për të thënë popullit shqiptar se duhet të kujdesen me tepër për qenushët, duhet ta trajtojnë denjësisht dhe mos abuzojnë me to “tha Arturo Verzeroli.

Prej afro tre vitesh kjo paradë zhvillohet thuaj çdo dy muaj në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Tirana, Durrësi dhe Vlora, ndërkohë që është hera e parë që sfilata e qenushave në qytetin Liqenor, kryhe me praninë e publikut. Ky organizim i Federatës Kinologjike të Shqipërisë sjell dy vlerësime për qentë pjesëmarrës, ku disa vlerësohen si qen të përshtatshëm për kompeticione të tjera ndërkombëtare e disa për kompeticione kombëtare.

“Ne jemi nga Hungaria, të gjithë qentë e mi janë nga Hungaria dhe ne jemi këtu të bëjmë Turin Ballkan, fillimisht ne ishim në Maqedoni, tani jemi këtu dhe më pas do të shkojmë në Serbi, për ti bërë qentë e mi, më kampionë nga sa janë, kështu shpresoj. Deri më tani qeni im që mban më shumë tituj është ai i llojit “English Cocker Spaniel”, ai u klasifikua i dyti në 100 qen, ishte kënaqësia ime që ai ishte pjesë atje. Të dy qentë e mi “Dobberman” janë kampionë gjithashtu edhe ata të llojit “Bingers” dhe ai “American Staffordshire Terrier” i cili ka ardhur nga SHBA. Më pëlqen shumë këtu është i bukur, njerëzit janë miqësorë dhe ushqimi është perfekte.”

“Është hera ime e parë në Shqipëri por nuk është shfaqja e qenve e parë e imja por jam shumë e entuziazmuar që jam këtu dhe të shoh se si është Shqipëria. Kjo është “Shih Tzu” im dhe ajo është një “Multi Champion” dhe “Multi Grand Champion”, ne shkojmë në shumë shfaqje. Sot pres ndoshta të marr “The albanian Championship” dhe shpresoj që nesër të marr “The Grand ChampionShip”. Ne kei dashur të vijmë këtu për një kohë të gjatë dhe vendosëm të vijmë së bashku me miqtë e mi. Ne jemi nga Greqia. “Shih Tzu” është në kategorinë “Champions” por ne kemi shumë qen, kemi dhe disa “Yorkies

Përshëndetje ne kemi ardhur nga Moldavia dhe Ukraina. Në Pogradec ne jemi për herë të parë por nuk është hera e parë në Shqipëri, na pëlqejnë shfaqjet që zhvillohen këtu. Mendoj se në këtë qytet shfaqja do të jetë aq e mirë sa edhe në qytetet e tjera. Ne duam të fitojmë, ka konkurencë por ne kemi qen me shumë kualitet”