Stuhitë e Breshërit zbardhin fshatra të Ersekës, dëmtohen të mbjellat

HomeActual

Stuhitë e Breshërit zbardhin fshatra të Ersekës, dëmtohen të mbjellat

JOLE/LUFTA KUNDËR KULTIVIMIT DHE TRAFIKIMIT TË KANABISIT & PAKETA E SIGURISË NË SHKOLLA
Arian Jaupllari/Të nderuar qytetarë Vota e Diasporës ka rëndësi ..
Drejtoria Vendore e Policisë arrestoi në flagrancë këta shtetas..

Reshje të shumta shiu shoqëruar me breshër janë regjistruar pasditen e sotme në dy fshatra të njësisë administrative Leskovik.

Bëhet fjalë për fshatrat Gërmenj dhe Shelegur, breshër që ka shkaktuar dëme të shumta në drufrutore dhe kultura bujqësore.

Dëmet me të mëdha kanë qenë në qershi dhe kumbull si dhe kultura bujqësore prashitëse.

Mot i paqëndrueshëm pritet të jetë prezent gjatë gjithë javës në zona të ndryshme të juglindjes së vendit, ku temperaturat do të shkojnë deri në 5 gradë celsius.