Korçë/Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, procedohen penalisht 4 shtetas.

HomeActual

Korçë/Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, procedohen penalisht 4 shtetas.

Arjan Jaupllari/Në Ravonik, në vijim të takimeve derë më derë që po zhvillojmë me banorët e çdo fshati.
Klajdi Lulollari/Familja Pojani, vatër e lëvizjes kombëtare
Ndalojnë punimet e rrugës Maliq – Lozhan, firma kontraktore tërheq makinerite dhe largohet

Korçë

Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, procedohen penalisht 4 shtetas.

Sekuestrohen 4 celularët që përdornin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur 4 raste të tjera të kësaj veprimtarie. Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 33 vjeç, K. M., 30 vjeç, P. L., 39 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në disa lokale në lagjet nr. 10 dhe nr.15, Korçë, iu gjetën këtyre shtetasve, nga një celular, që dyshohet se e përdornin për vënien e basteve sportive. 4 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.