Alfred Peza jep dorëheqjen nga posti si drejtor i RTSH-së

HomeActual

Alfred Peza jep dorëheqjen nga posti si drejtor i RTSH-së

“Mos guxo ta thuash për mua atë…”/ Pse plasi sherri mes Arbrit dhe Albit në studio? “Edhe zonja jote të tha…”
Vidhte pije alkolike në supermarket, kapet 63-vjeçari
Pogradec/60-vjeçari i bllokon hyrjen e shtepisë një shtetasi me pretendimin se ishte e tij

TIRANË -Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga posti si drejtor i Radio Televizionit Shqiptar. Dosja.al, mëson se dorëheqja e Pezës ka ndodhur ditën e sotme ku dhe është protokolluar më pas. Ditën e sotme ka pasur dhe një mbedhje të drejtorëve të RTSH-së, ku dhe është dhënë miratimi për dorëheqjen e Pezës. Ndërkohë që sot Peza të gjitha mbledhjet që ka pasur i ka anuluar. 

Gjatë kësaj periudhe të drejtimit të Pezës, nga RTSH-ja janë pushuar shumë gazetarë, kameramanë dhe drejtues emisionesh. Kjo ka sjell reagim të madh në publik kundër Pezës. Nga shumë aktorë politik por edhe të medias, është kërkuar shkarkimi i Pezës nga detyra.

sh-deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza është zgjedhur si Drejtor i Përgjithshëm i Redio Televizionit Shqiptar më 13 qershor. Peza arriti të siguronte 9 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Ende nuk dihet se cili do të jetë zvendësuesi i Pezës në krye të RTSH-së.