A e dini sa e lashtë është Zvezda? Po Rruga e Luginës së Devollit që kalonte përmes Zvezdës?

HomeActual

A e dini sa e lashtë është Zvezda? Po Rruga e Luginës së Devollit që kalonte përmes Zvezdës?

Do të ketë reshje shiu? Temperaturat pësojnë ulje, si parashikohet moti për sot
Maliq/Një shtetas thyhen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ..
Tourism, in search of a qualified workforce

Nga: S.Belishta

Zvezda është një fshat i cili shtrihet rrëzë Malit të Thatë – Njësia Administrative Pojan, pjesë e territorit të Bashkisë Maliq, Qarku Korcë. Ne verilindje të saj ndodhet Kalaja e Zvezdës, vetëm 16 km nga Korça, rrëzë Malit të Thatë dhe shumë afër fshatit i cili mban po këtë emër. Kërkimet arkeologjike të kohës kanë provuar se kjo kala ka ekzistuar që në periudhën e hekurit të hershëm.

Gjatë kësaj periudhe kohore mendohet se kjo kala të jetë ndërtuar si pjesë e një sistemi fortifikimesh, të cilat kishin si qëllim mbrojtjen e vendbanimeve të fiseve Ilire nga pushtuesit e jashtëm.

Muret e kalasë kanë një lartësi mbi dy metra dhe një gjatësi prej 550 metrash – kjo dëshmon një nivel të lartë strategjik për të ngritur një pengesë ndaj kundërshtarëve të jashtëm të cilët mund të futeshin përmes Qafës së Zvezdës drejt Korçës, Prespës, apo Maqedonisë. Ka dhe një fazë të dytë të rindërtimit të kalasë që lidhet me periudhën e Antikitetit të vonë.

Por ajo që mbetet e rëndësishme ka qenë dhe rruga e luginës së Devollit, e cila nuk ruan asnjë trakt të kalldrëmit të saj. Duke nisur nga fusha e Korçës rruga e luginës së Devollit kontrollohej nga kalaja e Menkulasit (antikiteti vonë), nga kalaja e Zvezdës (periudha e parë e hekurit deri mesjeta e hershme), nga kalaja e Dishnicës (si dhe Zvezda), nga Gradishta e Symizës në hyrje të luginës së Devollit në Maliq (nga antikiteti në antikitetin e vonë) dhe kalaja e Gopeshit në Moglicë (antikiteti i vonë).

Pasi linte zonën e Gorë-Oparit të Korçës rruga e luginës së Devollit futej në krahinën e Gramshit në zonat Verçë-Shpat. Ka mundësi që në antikitet një degë shkëputej përballë kalasë së Gopeshit dhe kalonte në Zerec, ku është një Gradishtë me kulturë nga periudha e parë e hekurit e deri në mesjetë.

Nga Zereci rruga kalonte nëpër Guri i Prerë – Dobrenj – Qafa e Dardhës në veri të Tomorrit – Vodicë – Berat (itinerari i rrugës mesjetare të arvaneve). Edhe në krahinën e Gramshit rruga e Devollit kontrollohej nga kalatë e Valshit e të Lleshanit, me origjinë nga periudha qytetare ilire. Në Gostimë, ku Devolli kthen nga veriperëndimmi drejt jug-perëndimit për në zonën e Beratit, vijon drejt veriut njëdegë e cila nëpër urën e Topçiasit mbi Shkumbin futej në Elbasan duke siguruar kështu lidhjen e luginave të Devollit e të Shkumbinit.

Pra vlerat historike, arkeologjike dhe kulturore të Zvezdës janë të pamatshme, vecse ata që kanë në dorë “fatin” e tyre duan ti ruajnë, ti mbajnë gjallë, ti rritin , ti zhvillojnë ato, dhe ti lenë trashëgimi për brezin e ardhshëm.