Procesi i konservimit është ndërmarrë, që në vitin 2016 në muzeun “Marubi”

HomeCulture

Procesi i konservimit është ndërmarrë, që në vitin 2016 në muzeun “Marubi”

Theater of Opera and Ballet: The concert “The show must go on” exceeded all expectations
Gora dhe kontributi i saj gjatë luftës Nacionaçlirimtare
A e dini sa e lashtë është Zvezda? Po Rruga e Luginës së Devollit që kalonte përmes Zvezdës?

Në muzeun kombëtar të fotografisë  “Marubi” në Shkodër vijon procesi i konservimit për materialet arkivore. Muzeu “Marubi” shprehet se procesi i konservimit është ndërmarrë në vitin 2016, falë mbështetjes së Ambasada Gjermane Tiranë, që mundësoi financimin e materialeve të kompanisë Klug-Conversation, për sistemimin dhe mbrojtjen e arkivës sipas kushteve bashkëkohore. “Kjo mundëson zbatimin e një sistemi të ri konservimi të negativëve prej xhami, filmave rul, plan filmave, fotografive në letër si dhe dokumenteve, të cilat do të vendosen në zarfa dhe kuti të reja të dizenjuar sipas madhësive, cilësisë dhe standarteve përkatëse, duke respektuar parimin e konservimit të diktuar nga vetë autorët. Një proces i tillë, i cili do të vijojë edhe në vitet e ardhshme, deri në zëvendësimin e plotë të të gjithë materialeve të vjetra të konservimit, mundëson mbrojtjen e materialit arkivor dhe tejçimin e kësaj trashëgimisë kulturore tek brezat e ardhshëm”, thotë muzeu në faqen e tij ku ka ndarë dhe një video që tregon punën që kryhet me materialet arkivore.  Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” mban në arkivin e tij rreth 400,000 negativë në pllaka xhami, të organizuar në mënyrë të përkryer dhe të klasifikuar sipas vitit të shkrepjes dhe përmbajtjes së fotografisë. Në dy katet e muzeut do të mund të shihni edhe studiot e fotografit të famshëm, Pietro Marubit, dhe pasardhësve të tij. Ishte Pietro Marubi, azilanti politik italian, ai që hapi këtë godinë si studion e tij të re. Pas vdekjes së tij, studion e trashëgoi nxënësi i tij shqiptar e më pas fëmijët e nxënësit, të cilët mbajtën të gjallë dinastinë e familjes Marubi.

/gazeta_sot