Dështimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, a do të ketë qeveri teknike? Ja si përgjigjet Damian Gjiknuri

HomePolitics

Dështimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, a do të ketë qeveri teknike? Ja si përgjigjet Damian Gjiknuri

A do të ketë zgjedhje të parakohëshme? Ja si përgjigjet Elisa Spiropali
Rama mbledh Asamblenë e PS-së/ Zbulohet data, zbardhet axhenda, ja për çfarë do të diskutohet
“20 mijë euro për beben e tretë”, nga kreditë për çiftet e reja te subvencionet për bujqësinë, Basha prezanton programin e PD-së

PS nuk ka ndërmend të shtyjë sërish mandatin e komisionit të Reformës Zgjedhore, edhe pse komisioni nuk ka deri tani dhe as nuk pritet të dalë me një draft të përbashkët. Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, bashkëkryetari socialist i Komisioinit, Damian Gjiknuri, tha se nuk shihte arsye për zgjatjen me disa muaj të tjerë. “Qëllimi i Komisionit ka qenë që të dilet me një draft të përbashkët.

Fatkeqësisht jemi shumë larg kompromisit. Palët kanë qendrime të ndryshme për disa çështje, sidomos për çështjet që kanë të bëjnë me sistemin zgjedhor. Në kushtet siç janë palët, nuk shoh gjë të re se çfarë mund të sjellë shtyrja.”- tha zoti Gjiknuri për afatin e komisionit që skadon në 21 mars.

Përveç sistemit zgjedhor, një nga çështjet kryesore ku PS dhe përfaqësuesi i PD zyrtare nuk janë dakordësuar është kërkesa e opozitës që qeveria të mos kryejë aktivitete publike 9 muaj para zgjedhjeve për të mos ndikuar votuesin me vendimet e saj. Aq më pak i duket e pranueshme kërkesa e opozitës tjetër për qeveri teknike, psh, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, ku krijohet një qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve.

“Në Shqipëri janë provuar të gjitha. Opozitës iu dhanë disa nga ministritë më të rëndësishme dhe drejtori me shtrirje kapilare. Nuk kemi pse bëjmë një eksperiment për shkak të pamundësisë së fitores së një formacioni apo moskapërdirjes së humbjes. Shqipëria nuk ka pse të futet në trauma politike, sepse një palë humbet zgjedhjet.“- u shpreh Damian Gjiknuri për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

/gazeta_sot