Parashikimi i motit për sot/ Shi gjatë gjithë ditës dhe dëborë në këto zona

HomeActual

Parashikimi i motit për sot/ Shi gjatë gjithë ditës dhe dëborë në këto zona

Ndezi zjarr për të djegur mbetje bimore dhe nga përhapja e flakëve u rrezikua një subjekt në aksin rrugor “Sheqeras-Maliq”
Një rast bamirësie për tu marrë shembull! 
Korçë/ Dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë hyrë në një dyqan ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa me cigare..

Reshjet e shiut me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra nisin që në orët e para të ditës

Për ditën e martë mbi vendin tonë pritet kalimi gradual i frontit të ftohtë me presion atmosferik të ulët.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime kthjellimesh në orët e pasdites. Reshjet e shiut me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra nisin që në orët e para të ditës. Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor dhe intensitet më pas ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Në Alpe dhe në relievet malore në verilindje e juglindje në lartësitë mbi 1000m prezencë e reshjeve të dobta të borës e hera-herës mesatar në majat e maleve. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore -1 deri 14°C

-në zonat e ulëta 2 deri 20°C

-në zonat bregdetare 6 deri 20°C

/gazeta-shqip