Vetëm Pogradeci ka arritur të fitojë këtë javë nga tri ekipet e Prefekturës, ndërkohë që pogradecarët i falen një goli të Shkulakut në pjesën e dytë. Në fakt ndeshja ka qenë e mirë për liqenorët që kanë humbur shumë raste të pastra shënimi, ndërkohë që 16-të minuta nga fundi do të vinte edhe goli trepikësh që Pogradecin, skuadër që synon ngjitjen një kategori më sipër.
Devolli sot ka bërë një tjetër hap të gabuar, teksa ka humbur përballë një kundërshtari direkt për objektivat që kanë të dy skuadrat. Devollinjë e nisin keq ndeshjen, teksa pjesa e parë mbyllet 0-2 për Turbinën, ndërkohë që në pjesën e dytë do të vinin dy gola për vendasit, teksa Kame dhe Godai barazojnë shifrat në 2-2. Ndërkohë që pritej goli i fitores përdevollinjtë do të ishin miqtë me Gjokën që do të shënonin edhe golin e fitores. Devolli nuk e meritonte humbjen për shkak të lojës së mirë që zhvilluan.
Maliqi zhvilloi një tjetër ndeshje zhgënjyese, teksa sot u mund të Sarandë nga Butrinti plot 4-1. Vetëm në jesën e parë do të rezistonin maliqarët që pas 1-0, do ë barazonin në 1-1 me anë të Agu. Por vetëm kaq, pasi endasit në pjesën e dytë shënojnë plot 3 gola të tjera he fitojnë 4-1. Një humbje që ndërlikon edhe më shumë pozitat e Maliqit në vendin e parafundit.
Java 15
Pogradeci-Oriku 1-0
Shënues: Shkulaku 74′
Devolli-Butrinti 2-3
Shënues: Kame 50′, Godai 63′ / Alillari 22′, 44′, Gjoka
81′
Butrinti-Maliqi 4-1
Shënues: Onuh 10′, 62′, Kolonja 50′, 91′ / Agu 44′