Drejtuesit e redaksive të grupfushave takim për punën me “Enciklopedinë shqiptare” në Akademinë e Shkencave

HomeCulture

Drejtuesit e redaksive të grupfushave takim për punën me “Enciklopedinë shqiptare” në Akademinë e Shkencave

Biography of Hashim Thaçi in Albanian! One man’s important decisions for the fate of Kosovo
Komediani i famshëm ndërron jetë në moshën 76-vjeçare
Veprimtaria në fushën e arkivistikës mbledh në Tiranë drejtuesit e arkivave

Anëtarët e redaksisë vendore të “Enciklopedisë shqiptare” prej fillimit të këtij viti po koordinojnë veprimtarinë e grupfushave të afërme që mbulojnë, sipas ndarjes së punës në përputhje me profilin dhe fushën e ekspertizës. Në Akademinë e Shkencave u zhvillua takim i koordinatorëve të redaksisë vendore të “Enciklopedisë shqiptare” me drejtues të redaksive të grup-fushave. Mbledhja u thirr nga akad. Kosta Barjaba, anëtar i redaksisë vendore dhe koordinator për katër redaksi të fushave: shteti dhe e drejta, ngulimet historike shqiptare, arsimi dhe komunikimi. Morën pjesë drejtuesit e tyre: akad. Aurela Anastasi, prof. dr. Enriketa Kambo, prof. dr. Irakli Koçollari, prof. dr. Gjergj Sinani, dr. Geron Kamberi dhe z. Naim Zoto. Drejtori i QBEA prof. Marenglen Kasmi, tashmë strukturë e përhershme pranë ASH; si dhe akad. Kosta Barjaba, dhanë shpjegime teknike lidhur me zbatimin praktik të parimeve të përgjithshme dhe të kritereve shkencore të miratuara, duke vepruar rast pas rasti me kërkesa të larta për të zgjedhur e promovuar ngjarje, dukuri, zhvillime e personalitete që përfaqësojnë. ASH shprehet se u dhanë mendime për karakterin koleksionues të fazës së tanishme, mbështetur në bazën e të dhënave që përmbajnë fjalorët enciklopedikë, duke përfshirë ato tematikë, krahinorë e terminologjikë. “Në përmbyllje të kësaj faze, në mbarim të muajit mars 2024, nis përzgjedhja, që ka të bëjë me cilësinë e çdo njësie enciklopedike të propozuar. Problemi i mbivendosjeve ose i diskutimeve për përkatësinë e një figure apo ngjarjeje në një redaksi apo në një tjetër kërkon vëmendjen e koordinatorëve dhe të redaksisë vendore”, thuhet nga ASH. Akad. Shaban Sinani, i ftuar për të marrë pjesë në këtë takim, theksoi disa dallime të rëndësishme midis fjalorëve enciklopedikë dhe enciklopedisë si amzë trashëgimie, që nuk kanë të bëjnë vetëm me vëllimin e numrin e njësive enciklopedike, por edhe me raportet midis emrave të përveçëm (personalitete, vende historike etj), ngjarjeve, zhvillimeve dhe termave të shqiptarizuar nga shkencat botërore. Takimet midis koordinatorëve dhe redaksive të grupfushave do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit.

/gazeta_sot