Inter fiton ndeshjen me Atalanta

HomeSport

Inter fiton ndeshjen me Atalanta

The Saudis are not giving up on Mbappe
Leverkusen fiton me Cologne, shkëputet 10 pikë nga Bayern
Çudirat të futbollit shqiptar, në Maliq mysafirët e Delvinës i drejton mjeku i ekipit pasi trajneri është në “rrjetën” e SPAK

Inter fitoi me rezultatin 4 – 0 ndeshjen e prapambetur të kampionatit me Atalanta. Zikaltërit treguan forcën e tyre të mërkurën në San Siro duke u shkëputur 12 pikë nga vendi i dytë Juventus.

Golat në këtë përballje për Inter u realizuan nga Darmian, Lautaro Martinez, Dimarco dhe Frattesi.

Kapiteni i Inter shkoi në kuotën 23 në këtë sezon të Serie A. Shqiptari Kristjan Asllani e nisi si titullar këtë takim, por pa arritur të shënojë ose dhënë asist.

Napoli arriti fitoren e parë nën drejtimin e Francesco Calzona, një triumf i thellë 6 – 1 në fushën e Sassuolo.

Një ndeshje që nisi me golin e vendasve por më pas u zotërua nga miqtë ku mbi të gjithë spikati Osimhen autor i 3 golave.

Në listën e shënuesve ishte edhe kapiteni i Kosovës, Armir Rrahmani. Për Sassuolo ishte në fushë nga minuta e parë Nedim Bajrami, i cili u aktivizua për 77 minuta, ndërsa u rikthye pas 10 muajsh mungesë Marash Kumbulla.

Tv Klan