Korçë/Ishte larguar me një 13-vjeçare gjendet dhe arrestohet 15-Vjeçari

HomeActual

Korçë/Ishte larguar me një 13-vjeçare gjendet dhe arrestohet 15-Vjeçari

Maliq/Nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, procedohet një shtetas
Sheqeras/Dyshohet se një 41-Vjeçar i ka vjedhur 2 bagëti të imëta, një 61-vjeçari.
Maliq/Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet 22-Vjeçari

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për shpalljen në kërkim të një 15-vjeçari, banues në Korçë, që kishte dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja” dhe ishte larguar me një 13-vjeçare, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë e kanë kapur dhe e kanë arrestuar 15-vjeçarin. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren me të cilën ishte larguar, e cila u gjet dhe u dorëzua tek familjarët e saj.