POGRADEC/ Plagoset me thikë 39-vjeçari, arrestohet 55-vjeçari i dyshuar për ngjarjen
Një konflikt i çastit në lagjen nr. 4 të Pogradecit ka përfunduar me plagosjen e një 39-vjeçari me mjet prerës (thikë).
Sipas njoftimit të Policisë, i dëmtuari, shtetasi O. V., 39 vjeç, është përfshirë në një konflikt me shtetasin G. G., 55 vjeç. Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar personin e dyshuar.
Në vijim të veprimeve hetimore, 55-vjeçari është arrestuar për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë.
Ndërkohë, 39-vjeçari po merr mjekim në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
