KLSH zbulon parregullsi dhe miliona lekë të ardhura të munguara në Bashkinë Korçë

HomeActual

KLSH zbulon parregullsi dhe miliona lekë të ardhura të munguara në Bashkinë Korçë

Plagosi me mjet prerës (thikë), fqinjin e tij, gjatë një konflikti të çastit, kapet në flagrancë dhe arrestohet 49-vjeçari.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton rrugët alternative
Maliq/62-Vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet të fortë (dru) në kokë..

KLSH zbulon parregullsi dhe miliona lekë të ardhura të munguara në Bashkinë Korçë

23 gjetje dhe 26 rekomandime pas auditimit financiar për vitin 2025. KLSH evidenton gjithashtu moszbatimin e një pjese të konsiderueshme të rekomandimeve të mëparshme.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar parregullsi në administrimin financiar të Bashkisë Korçë, pas auditimit të ushtruar për vitin 2025. Në raportin përfundimtar janë evidentuar 23 gjetje dhe janë dhënë 26 rekomandime për përmirësimin e menaxhimit financiar dhe administrativ të institucionit.

Sipas raportit, problematikat lidhen kryesisht me administrimin e të ardhurave publike, përllogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë për gjashtë leje ndërtimi, zbatimin e kontratave dhe menaxhimin e pronave publike.

Një pjesë e konsiderueshme e gjetjeve lidhet drejtpërdrejt me mungesën e të ardhurave në institucionin e drejtuar nga kryebashkiaku Sotiraq Filo. Konkretisht, shtatë gjetje dhe tetë rekomandime kanë në fokus problematikat e mbledhjes dhe administrimit të të ardhurave.

Moszbatimi i rekomandimeve të mëparshme

Një tjetër shqetësim i evidentuar nga KLSH është zbatimi i pjesshëm i rekomandimeve të lëna nga auditimet e mëparshme.

Nga pesë rekomandime që lidhen me mungesën e të ardhurave, me një vlerë totale prej 712.6 milionë lekësh, është zbatuar vetëm njëri, në vlerën 22.3 milionë lekë. Ndërkohë, katër rekomandime të tjera, me vlerë 690.3 milionë lekë, vijojnë të jenë në proces zbatimi.

Edhe në drejtim të masave organizative, bilanci paraqitet problematik. Nga 37 masa të rekomanduara më parë, 16 janë zbatuar, tetë janë në proces, ndërsa 13 nuk janë zbatuar.

Sa i përket dëmit të rekomanduar për shpërblim, në vlerën 5.198 milionë lekë, raporti evidenton se janë zbatuar 13 masa, me vlerë 4.683 milionë lekë, ndërsa dy masa të tjera, në vlerën 515 mijë lekë, mbeten ende në proces.

Gjetjet e KLSH-së ngrenë pikëpyetje mbi efektivitetin e administrimit financiar, mbledhjen e të ardhurave dhe zbatimin e rekomandimeve të institucioneve të kontrollit në Bashkinë Korçë.
Burimi:Prspaskena