25 Shtatori, Dita Botërore e Farmacistëve, Arian Jaupllari e kujton si Presidenti I parë I Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë

HomeActual

25 Shtatori, Dita Botërore e Farmacistëve, Arian Jaupllari e kujton si Presidenti I parë I Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë

Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Dibrës, Irini Shehu, është shkarkuar nga detyra pasi ka goditur me shishe shefin e financës së spitalit, Shaban Uklala, dy ditë më parë.
Sot, përkujtojmë 135-vjetorin e vdekjes së Thimi Mitkos.
Përfshihet nga flakët stalla në Korçë, digjen 25 derra

25 Shtatori, Dita Botërore e Farmacistëve, Arian Jaupllari e kujton si Presidenti I parë I Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë

Ka profesione që i ushtron, por ka edhe profesione që bëhen pjesë e identitetit tënd. Për mua, farmacia është e tillë.

Sot, në Ditën Botërore të Farmacistëve, mendja më shkon te vitet e para të rrugëtimit tim si farmacist, te kolegët me të cilët kam punuar dhe veçanërisht te viti 2006, kur pata nderin dhe përgjegjësinë të drejtoja, si Presidenti i parë, Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë.

Ishte një fillim me shumë sfida, por edhe me shumë besim se profesioni ynë meritonte zërin, dinjitetin dhe vendin që i takonte në shëndetësinë shqiptare.

Kanë kaluar 20 vjet, por krenaria që ndiej për profesionin tim mbetet e njëjtë.

Pas çdo bari të dhënë me përgjegjësi, pas çdo këshille dhe pas çdo dere farmacie ku një qytetar kërkon ndihmë, është një farmacist që ka zgjedhur t’i shërbejë shëndetit dhe jetës së njerëzve.

Sot uroj me zemër të gjithë kolegët e mi, brezat me të cilët kemi ecur së bashku dhe farmacistët e rinj që po e çojnë këtë profesion përpara.

Gëzuar Ditën Botërore të Farmacistëve!

Krenar që jam farmacist.

Krenar për rrugën që kemi bërë së bashku!