Maliq/ Tentoi vetëvrasjen në një lokal, qytetari nga Liboniku jashtë rrezikut për jetën

HomeActual

Maliq/ Tentoi vetëvrasjen në një lokal, qytetari nga Liboniku jashtë rrezikut për jetën

Dorëheqje në Bashkinë Maliq: 6 Administratorë Lënë Detyrën
Procedime penale për falsifikim dokumentesh, drogë, armë të ftohta dhe konflikt fizik
Statkraft nis studimin për HEC-in e ri 1200 MW në Devoll

Maliq/ Tentoi vetëvrasjen në një lokal, qytetari nga Liboniku jashtë rrezikut për jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 16:30 të datës 11 gusht 2026, në një ambient lokali në Maliq.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shtetasi me inicialet M. Ç., nën efektin e alkoolit, ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar një lëndë kimike.

Pas ngjarjes, ai është transportuar për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.