Tërmeti 7.4 ballë godet Kolumbinë, rritet në 132 numri i viktimave

HomeActual

Tërmeti 7.4 ballë godet Kolumbinë, rritet në 132 numri i viktimave

Fshati me infrastrukturën me të zhvilluar se një qytet
𝐋𝐀𝐉𝐌 𝐈 𝐓𝐑𝐈𝐒𝐇𝐓Ë/ 𝐋𝐚𝐦𝐭𝐮𝐦𝐢𝐫ë 𝐓𝐡𝐚𝐧𝐚𝐬 𝐆𝐣𝐚𝐭𝐚!
Maliq/Një 48-Vjeçar nga Vreshtasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar një shumë parash..

Tërmeti 7.4 ballë godet Kolumbinë, rritet në 132 numri i viktimave

KOLUMBI – Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ka goditur të hënën pjesën perëndimore të Kolumbisë, duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale.

Epiqendra e lëkundjeve u regjistrua pranë San José del Palmar, në departamentin e Chocó, ndërsa goditja u ndje në një pjesë të madhe të vendit. Dhjetëra ndërtesa janë dëmtuar ose shembur, ndërsa ekipet e emergjencave vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. 

Sipas raportimeve më të fundit, numri i viktimave ka shkuar në 132, ndërsa mbi 570 persona janë raportuar të plagosur. Bilanci pritet të ndryshojë teksa vijojnë kontrollet në zonat e prekura. 

Tërmeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme veçanërisht në zonat e Chocó dhe në rajonin e Eje Cafetero. Autoritetet kanë ndërmarrë masa emergjente, ndërsa banorëve u është kërkuar të tregojnë kujdes për shkak të mundësisë së pasgoditjeve.

Në orët pas tërmetit janë regjistruar edhe lëkundje të tjera, duke rritur shqetësimin për sigurinë e banorëve dhe strukturave të dëmtuara.