Bashkia Maliq ka reaguar lidhur me shqetësimet e ngritura nga banorët e fshatit Zvezdë për furnizimin me ujë të pijshëm

HomeActual

Bashkia Maliq ka reaguar lidhur me shqetësimet e ngritura nga banorët e fshatit Zvezdë për furnizimin me ujë të pijshëm

Korçë/Disa të rinj pas një konflikti gjatë natës i djegin dy automjete qytetarit korçar
OSHEE fillon nga zbatimi projektin “Rrjet elektrik me kabëll ABC në disa zona të Bashkisë Maliq!
Maliq – Arrestohet 30-vjeçari që vodhi sasi të madhe rrushi në magazinë

Reagimi i Bashkisë Maliq: Investimi për ujësjellësin e Zvezdës po zbatohet nga UKK Korçë

Bashkia Maliq ka reaguar lidhur me shqetësimet e ngritura nga banorët e fshatit Zvezdë për furnizimin me ujë të pijshëm, duke sqaruar se investimi për ujësjellësin e Zvezdës është aktualisht në proces zbatimi.

Sipas Bashkisë Maliq, ky investim është kërkuar prej saj, ndërsa zbatimi dhe financimi realizohen nga Ujësjellës Kanalizime Rajonale Korçë sh.a. (UKK Korçë), institucioni që ka në administrim dhe përgjegjësi funksionimin e sistemit të ujësjellësit të fshatit Zvezdë.

Bashkia thekson se shqetësimi i banorëve për mungesën e ujit është plotësisht i kuptueshëm dhe legjitim, ndaj ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e këtij investimi.

Po ashtu, bëhet e ditur se Bashkia Maliq është në komunikim të vazhdueshëm me UKK Korçë, me qëllim që punimet të përfundojnë sa më shpejt dhe sistemi i ri i furnizimit me ujë të pijshëm të vihet në funksion të plotë, në shërbim të banorëve të fshatit Zvezdë.