Armand Braho trajnon të rinjtë në Voskopojë për edukimin mediatik dhe gazetarinë qytetare

HomeActual

Armand Braho trajnon të rinjtë në Voskopojë për edukimin mediatik dhe gazetarinë qytetare

Koçi Tahiri: Tre rrugë të rëndësishme përfunduan, pritet realizimi i dy projekteve të tjera
Shqipëria po kap Europën për nivelin e çmimeve, por jo të jetesës
Aksident në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Libonik

Armand Braho trajnon të rinjtë në Voskopojë për edukimin mediatik dhe gazetarinë qytetare

Në Voskopojë u zhvillua moduli i radhës i Akademisë së të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve, i fokusuar në edukimin mediatik, gazetarinë qytetare dhe gazetarinë aktiviste. Trajnimi u udhëhoq nga Armand Braho, me pjesëmarrjen e të rinjve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Gjatë sesionit, pjesëmarrësit u njohën me të drejtat që u garantohen qytetarëve në fushën e informimit, lirisë së shprehjes dhe angazhimit qytetar, si dhe me rolin që secili mund të luajë në raportimin dhe adresimin e problematikave të komunitetit.

Interesi dhe angazhimi i të rinjve ishte i lartë gjatë gjithë trajnimit. Në përfundim të modulit, ata realizuan dy materiale multimediale, duke vënë në praktikë njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë sesioneve.

Armand Braho theksoi rëndësinë e edukimit mediatik dhe gazetarisë qytetare si mjete për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur mendimin kritik dhe për t’i bërë ata më aktivë në jetën publike dhe në adresimin e çështjeve që prekin komunitetet e tyre.

Akademia e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve është një program intensiv trajnimi që organizohet çdo vit, me synim informimin dhe fuqizimin e të rinjve mbi të drejtat e njeriut, të drejtat e minoriteteve dhe mekanizmat për mbrojtjen e tyre, duke promovuar një qytetari aktive dhe të përgjegjshme.