Biri i nënës në kurbet, biri i kurvës në pushtet!
Nga: Eduart Bardhushi
Shqipëria po zbrazet dhe kjo nuk është më një statistikë apo raport institucioni dhe as debat televiziv.
Është realiteti i hidhur që të përplaset në fytyrë sa herë hyn në një fshat dhe e sheh të boshatisur, sa herë sheh një autobus drejt aeroportit, sa herë dëgjon një nënë të thotë: “Djali është në Gjermani”.
Dhe kështu në njërën anë është biri i nënës, ai që la shtëpinë, prindërit, fëmijët e shpesh edhe ëndrrat, e punon në ndërtim, në magazinë, në fabrikë, në kamion, që ngrihet në 4 të mëngjesit dhe kthehet natën, e nuk kërkon luks joo, kërkon vetëm atë që vendi i tij nuk ia dha kurrë: DINJITETIN.
Në anën tjetër është “biri i kur*ës” në pushtet, ai që nuk ka ikur kurrë, sepse pushtetin e ka pasur gjithmonë pranë, ai që flet për sukses, ndërsa numëron banorët që largohen, ai që premton zhvillim, ndërsa shkollat mbyllen çdo vit e më shumë, ai që feston investime, ndërsa shqiptarët investojnë vetëm në një biletë vajtje PA KTHIM!!
Sot protestat nuk janë thjesht kundër një qeverie, janë revoltë kundër një sistemi që ka normalizuar padrejtësinë, kundër arrogancës së atyre që e shohin shtetin si pronë private dhe popullin si statistikë elektorale.
Gjithë këto ditë me rradhë në sheshe dalin prindërit që presin një telefonatë nga emigracioni, dalin pensionistët që numërojnë qindarkat në fund të muajit, dalin të rinjtë që nuk shohin më asnjë të ardhme, dalin ata që kanë kuptuar se Shqipëria nuk po humbet zgjedhjet, por po humbet njerëzit dhe kur një vend arrin pikën ku fëmijët e tij largohen për të jetuar, ndërsa të paaftët ngjiten për të sunduar, protesta nuk është më zgjedhje, ËSHTË DETYRIM MORAL!
Ta dini që historia nuk mban mend ata që heshtën, historia mban mend ata që dolën në shesh kur vendi po zbrazej dhe pushteti bënte sikur gjithçka ishte në rregull!!!
Prandaj sot Shqipëria jonë duket e ndarë në dy pjesë:
1. Biri i nënës në kurbet.
2. Biri i kurvës në pushtet.
