Bashkia Maliq çel nesër sezonin turistik, Pylli i Fazanëve pritet të ketë fluks dhe aktivitete pa fund

HomeActual

Bashkia Maliq çel nesër sezonin turistik, Pylli i Fazanëve pritet të ketë fluks dhe aktivitete pa fund

Endri Axhi/Çentrot Shqiptare mbi televizor, një detaj i vogël, pjesë e rëndësishme e identitetit kulturor shqiptar
Hapet në korrik, Tuneli i Llogorasë pa pagesë gjatë verës
Korçë/Prifti bie nga çatia e kishës në Korçë, niset me helikopter drejt Tiranës

Bashkia Maliq çel nesër sezonin turistik, Pylli i Fazanëve pritet të ketë fluks dhe aktivitete pa fund

Bashkia Maliq do të çelë nesër zyrtarisht sezonin turistik, duke vendosur në qendër të vëmendjes Pyllin e Fazanëve si një nga destinacionet më tërheqëse të zonës.

Me rastin e 1 Majit, në këtë hapësirë natyrore do të organizohen një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat, si lojëra argëtuese, kënde për fëmijë, aktivitete artistike, si dhe muzikë popullore e moderne.

Aktivitetet janë organizuar nga Qendra Kulturore Komunitare “Dhimitër Orgocka” Maliq, me synimin për të sjellë më shumë gjallëri dhe për të promovuar jetën kulturore në zonë.

Pritet që Pylli i Fazanëve të ketë një fluks të lartë vizitorësh, duke u kthyer në një pikë të rëndësishme për turizmin lokal dhe promovimin e vlerave natyrore dhe kulturore të Bashkisë Maliq.