Reagon Bashkia Maliq: “Maliq–Lozhan–Strelcë” nuk është investim i bashkisë

HomeActual

Reagon Bashkia Maliq: “Maliq–Lozhan–Strelcë” nuk është investim i bashkisë

𝐄𝐦𝐫𝐚𝐭/ 𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝟏𝟒 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐏𝐒 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐃 𝐦𝐞 𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐏𝐀𝐊?
Maliq/Proçedohet penalisht 40-Vjeçari pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin një 74-vjeçari.    
Tourism, in search of a qualified workforce

Reagon Bashkia Maliq: “Maliq–Lozhan–Strelcë” nuk është investim i bashkisë

MALIqBashkia Maliq ka reaguar përmes një përgënjeshtrimi zyrtar ndaj aludimeve të publikuara në disa portale online, duke sqaruar se segmenti rrugor “Maliq–Lozhan–Strelcë” nuk është investim i këtij institucioni.

Sipas njoftimit zyrtar, ky segment është financuar dhe zbatuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), si pjesë e aksit nacional Korçë–Gramsh.

Bashkia thekson se, pavarësisht disa problematikave që kërkojnë ndërhyrje dhe adresim, rehabilitimi i këtij aksi ka qenë një investim i rëndësishëm për zonën e Gorës, Oparit dhe më gjerë, duke ndikuar në përmirësimin e qarkullimit dhe lidhjes ndërmjet komuniteteve.

Ky sqarim, sipas Bashkisë Maliq, bëhet në respekt të komunitetit dhe me qëllim garantimin e një informimi të drejtë dhe transparent të opinionit publik.