Policia e Korçës procedon 3 shtetas, një person humb jetën në ambientet e një HEC-i në Maliq

HomeActual

Policia e Korçës procedon 3 shtetas, një person humb jetën në ambientet e një HEC-i në Maliq

Parashikimi i motit për sot/ Ulje temperaturash dhe reshje shiu
Pogradec/38-Vjeçari për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me grushte një 56-vjeçar. 
Rruga Lozhan–Moçan drejt përmirësimit, banorët nisin nismë me kontribut vullnetar

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka referuar në Prokurori materialet për disa raste të ndryshme, duke nisur procedimin penal për tre shtetas.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë proceduan shtetasin A. S., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular në dëm të shtetasit E. D.

Gjithashtu, procedim penal është nisur edhe për shtetasin R. K., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të celularit të tij u konstatuan faqe për baste sportive. Aparati celular u sekuestrua si provë materiale.

Në Devoll, specialistët referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. F., 39 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Devoll, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, ndërsa ky i fundit është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Ndërkohë, më datë 21.02.2026, në fshatin Strelcë të Maliqit, në ambientet e një HEC-i, ka ndërruar jetë shtetasi R. M., 57 vjeç, banues në Ferizaj të Kosovës, me profesion mekanik, i cili kishte ardhur për të riparuar një defekt teknik. Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.