Procedime penale për falsifikim dokumentesh, drogë, armë të ftohta dhe konflikt fizik

HomeActual

Procedime penale për falsifikim dokumentesh, drogë, armë të ftohta dhe konflikt fizik

Plasë/37-vjeçarja dyshohet se ka braktisur dy fëmijët e saj
Bashkitë që morën pjesë/Dita e dytë e Panairit Ndërkombetar të turizmit “Philoxenia 2024”
Brez i vështirë me fëmijë agresivë, ekspertja: Kopjojnë modelet e rrjeteve sociale apo komunikimit në familje

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ndaj shtetasit G. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq. Gjatë verifikimeve në PKK Kapshticë, në dalje të territorit shqiptar, këtij shtetasi iu konstatua në pasaportë një vulë e shtetit grek, e dyshuar si e falsifikuar.

Ndërkohë, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit N. K., 23 vjeç, banues në fshatin Zerec, Maliq. Gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, në qytetin e Korçës, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, kokainë.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit S. P., 24 vjeç, banues në Bilisht, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Në Pogradec, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit vendor referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit E. Z., 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi është konfliktuar fizikisht me një të mitur 13-vjeçar.

Të gjitha materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.