DVKM Korçë godet një tjetër rast të trafikimit të emigrantëve, arrestohet një shtetas sudanez

HomeActual

DVKM Korçë godet një tjetër rast të trafikimit të emigrantëve, arrestohet një shtetas sudanez

Korçë/Prifti bie nga çatia e kishës në Korçë, niset me helikopter drejt Tiranës
Maliq – Arrestohet 30-vjeçari që vodhi sasi të madhe rrushi në magazinë
Maliq/Orë mësimore në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet”

Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Korçë vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me kalimin e emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të këtyre operacioneve është finalizuar operacioni policor i koduar “Itinerari 2”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. J., 24 vjeç, banues në Darfur, Sudan.

Sipas Policisë Kufitare, i riu u kap në vendin e quajtur “Fusha e Parë”, mbi fshatin Drenovë të Korçës. Nga hetimet dhe informacionet e siguruara në rrugë operative dyshohet se ai kishte ndihmuar 6 emigrantë të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin nga Greqia drejt territorit shqiptar, me qëllim vijimin e udhëtimit drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Policia bën me dije se puna vijon për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Korçë kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndaj shtetasit O. C., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet se ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Greqisë.

Materialet procedurale për të dy rastet i janë dërguar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme hetimore.