Nevzat Ceco shpërthen pas vendimit të gjykatës: “ Do ti djeg me Benzinë”

HomeActual

Nevzat Ceco shpërthen pas vendimit të gjykatës: “ Do ti djeg me Benzinë”

Korçë/Dy shtetas kanë goditur fizikisht një 40-vjeçar
“Reshje të vazhdueshme dhe intensive”/ Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit për ditët në vijim, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat: Duke filluar nga dita e martë…
Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Nevzat Ceco, babai i të ndjerit Martin Ceco, ka reaguar ashpër pas vendimit të fundit të gjykatës, e cila la të lirë personat e akuzuar për ngjarjen tragjike që i mori jetën djalit të tij.

I revoltuar dhe i thyer emocionalisht, ai ka shprehur publikisht indinjatën e tij, duke deklaruar se vendimi i drejtësisë është një tallje për familjen dhe dhimbjen që ata po përjetojnë.

“Gjykata i liroi dhe po tallet me ne. Kjo nuk është drejtësi,” është shprehur Ceco, ndërsa ka lëshuar edhe deklarata të rënda në gjendje të rënduar psikologjike, duke treguar nivelin ekstrem të dëshpërimit ku ndodhet.