Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës 

HomeUncategorized

Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës 

DVP Korçë | Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, arrestohet një 34-vjeçar
Maliq/39-Vjeçari nga pojani i dënuar për Plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen e një të moshuari-Vetëdorëzohet
Nga Armand Braho/Ç’po na shohin sytë dhe ç’po na dëgjojnë veshët!

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.

Të premten që lam pas, Erion Veliaj u përball për 7 orë në gjykatë me kryeministrinë dhe presidencën, njëra që firmosi shkarkimin e tij, e tjetra që dekretoi zgjedhje në kryeqytet./TopChannel