Ndalon së rrahuri zemra e vajzës 6-vjeçare nga Maliqi, e mbijetuar e zjarrit tragjik

HomeUncategorized

Ndalon së rrahuri zemra e vajzës 6-vjeçare nga Maliqi, e mbijetuar e zjarrit tragjik

Aktivitet i veçantë me fëmijët e Qendrës Ditore në Maliq!
𝐏𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐫𝐜̧𝐞̈𝐬: 𝐏𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐢𝐦𝐞 𝐩𝐞𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐫𝐨𝐠𝐞̈, 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐤𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐬𝐨𝐣𝐞̈ 𝐯𝐝𝐞𝐤𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐤𝐬𝐢𝐧 𝐊𝐨𝐫𝐜̧𝐞̈–𝐃𝐞𝐯𝐨𝐥𝐥
Jaupllari/Harta e murtajës së kafshëve po zgjerohet, s’ka rrezik për njerëzit! 800 krerë u eliminuan në 5 vatra, i kërkuam KE të ndihmojë fermerët

Tragjedia në Maliq ka marrë përmasa edhe më të rënda. Vajza 6-vjeçare, e cila ndodhej e shtruar prej disa ditësh në QSUT pas zjarrit që përfshiu banesën e familjes Hazisllari, ka ndërruar jetë këtë të premte.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë, kur banesa u përfshi nga flakët dhe tymi, duke u kthyer në një tragjedi familjare. Në vendngjarje humbën jetën nëna, Merjeme Hazisllari, dhe djali i saj Luka, 14 vjeç.

Sipas hetimeve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur në ambientet e kuzhinës. Në momentin që mbërritën forcat zjarrfikëse, dy fëmijët u gjetën jashtë banesës në gjendje të asfiksuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, djali 14-vjeçar nuk mundi të mbijetojë, ndërsa vajza e vogël që luftoi për disa ditë në QSUT, sot humbi jetën.

Familja Hazisllari, e njohur për thjeshtësinë dhe punën e ndershme, ka prekur thellë opinionin publik me këtë fatkeqësi të trefishtë që ka tronditur gjithë zonën e Maliqit.

🕊️ Ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe të afërmve.