Kapet në kufi 35-vjeçari në kërkim, tentoi të kalonte ilegalisht drejt Greqisë – dyshohet se ka tentuar të vrasë gjyshin e tij

HomeUncategorized

Kapet në kufi 35-vjeçari në kërkim, tentoi të kalonte ilegalisht drejt Greqisë – dyshohet se ka tentuar të vrasë gjyshin e tij

E rëndë në Maliq/ U dëmtua duke prerë dru, dërgohet në spital në gjendje të rëndë një 59-vjeçar
Roli Kyç i Arian Jaupllarit në Negociatat për Kapitullin 12 me BE-në!
Qeveria shpërblen me 1 deri në 3 paga punonjësit e angazhuar në luftën kundër zjarreve

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë njofton se shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë kanë finalizuar një tjetër rast suksesshëm gjatë kontrolleve intensive për parandalimin e kalimeve të paligjshme në kufi.

Në fshatin Vërnik, Devoll, u kap nga shërbimet e Kufirit të Gjelbërt shtetasi V. Sh., 35 vjeç, banues në Bilisht, i cili tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte në kërkim pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur më 04.10.2025, ku dyshohet se ka goditur disa herë me thikë gjyshin e tij, duke tentuar t’i marrë jetën.

Pas kapjes, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Personit kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të lëshuar nga Prokuroria e Korçës, për veprat penale:

  • “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe
  • “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme ligjore.

🚔 Policia Kufitare vijon kontrollet e shtuara në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe zonat e gjelbra, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave në kërkim.