Pogradec – Plagoset nga shpërthimi i një granate të vjetër gjatë punës në arë

HomeUncategorized

Pogradec – Plagoset nga shpërthimi i një granate të vjetër gjatë punës në arë

Për ruajtjen e 7 KZAZ-ve dhe 422 Qendrave të Votimit, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka angazhuar gjithsej 439 punonjës policie.
Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i plagosur
Maliq/Dhunon bashkëshorten, procedohet penalisht 49-vjeçari

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku një 49-vjeçar është plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate të vjetër.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi G. Y., 49 vjeç, teksa po punonte me mjet bujqësor në tokën e tij, është dëmtuar në trup nga shpërthimi i mjetit shpërthyes, i cili dyshohet se ka qenë i mbetur nga koha e luftës.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit.