Mashtron një qytetar dhe i merr 6300 euro, arrestohet 54-vjeçari

HomeActual

Mashtron një qytetar dhe i merr 6300 euro, arrestohet 54-vjeçari

Marjana Bacellari emërohet Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Korçë–Pustec
Rritet çmimi i bukës në Korçë, qytetarët të shqetësuar për koston
Maliq/Kanosi me mjet presës thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen e mundshme kriminale .

Korçë – Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pasi dyshohet se ka mashtruar një 53-vjeçar, duke i marrë shumën prej 6300 eurosh.

Sipas kallëzimit të bërë nga qytetari, i dyshuari i kishte premtuar ndihmë nëpërmjet njohjeve të tij me drejtues të institucioneve shtetërore, duke e mashtruar në mënyrë të përsëritur për një periudhë prej katër muajsh.

Pas hetimeve, policia ka arrestuar shtetasin I. Z., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Mashtrimi”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Policia vijon punën për identifikimin e rasteve të tjera të ngjashme dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm.