Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer disa veprime procedurale në territorin e saj.
- Në Kolonjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 22 vjeç, banues në fshatin Taç, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Korçës, duke dalë nga banesa.
- Në Devoll, shërbimet e Policisë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, i cili akuzohet se ka prishur qetësinë publike duke kryer manovra të rrezikshme me automjet.
- Në Korçë, materialet u referuan në Prokurori për shtetasin S. D., 57 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, i cili dyshohet se ka dëmtuar një sipërfaqe toke me bimësi, në pronësi të një 37-vjeçari.
Gjithashtu, më datë 09.09.2025, në fshatin Neviçisht, ka humbur jetën në banesën e tij shtetasi E. H., 42 vjeç. Nga të dhënat e para, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Policia bën me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.