Mundësi për të rinjtë: 20 Udhërrëfyes Turistikë Lokalë për Qarkun Korçë

HomeUncategorized

Mundësi për të rinjtë: 20 Udhërrëfyes Turistikë Lokalë për Qarkun Korçë

Bora e parë e këtij viti në qarkun Korce!
Aktivitet i veçantë me fëmijët e Qendrës Ditore në Maliq!
𝐏𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐫𝐜̧𝐞̈𝐬: 𝐏𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐢𝐦𝐞 𝐩𝐞𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐫𝐨𝐠𝐞̈, 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐤𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐬𝐨𝐣𝐞̈ 𝐯𝐝𝐞𝐤𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐤𝐬𝐢𝐧 𝐊𝐨𝐫𝐜̧𝐞̈–𝐃𝐞𝐯𝐨𝐥𝐥

Këshilli i Qarkut Korçë ka hapur thirrjet për regjistrim në projektin “20 Udhërrëfyes Turistikë Lokalë për Qarkun Korçë”, një nismë e veçantë që synon të krijojë mundësi të reja për të rinjtë dhe të forcojë zhvillimin e turizmit në zonë.

Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me Universitetin “Fan S. Noli” dhe përfshin module të akredituara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, të cilat do të çojnë në certifikimin e 20 udhërrëfyesve lokalë.

E veçanta e këtij programi është se tarifa e plotë e pjesëmarrjes mbulohet plotësisht nga Këshilli i Qarkut Korçë, duke i dhënë kështu mundësinë çdo të riu të apasionuar pas natyrës, historisë dhe kulturës së krahinës, ta kthejë këtë pasion në profesion.

Nëse dëshiron të kontribuosh në zhvillimin e turizmit lokal dhe të jesh pjesë e një rrjeti profesionistësh të rinj, kjo është mundësia e duhur.

Apliko ketu 👇https://forms.gle/NdY4tv6kcXt3RSFr8