Tragjedi në Velçan të Pogradecit: Rrufeja i merr jetën bariut dhe 20 krerëve bagëti

HomeUncategorized

Tragjedi në Velçan të Pogradecit: Rrufeja i merr jetën bariut dhe 20 krerëve bagëti

Ardian Fezollari, mes objektivit në aparatin fotografik dhe kontributit në Polici…
Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Maliq
Aksident tragjik në aksin Korçë–Bilisht, dyshohet për një viktimë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të martë në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një bari ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shtetit, rreth orës 10:00 të mëngjesit, 47-vjeçari L. Ç., teksa po ruante bagëtitë, është goditur nga rrufeja dhe ka ndërruar jetë në vend.

Ngjarja ka sjellë edhe humbje të konsiderueshme materiale, pasi si pasojë e goditjes kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imta.