Dyshohet për vrasje në Pogradec – 52-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë

HomeActual

Dyshohet për vrasje në Pogradec – 52-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë

E trishtë në Maliq/Humb jetën një shtetas, ra në kontakt me energjinë elektrike.
Devoll – Finalizohet operacioni “Fazat”, goditet rrjeti familjar i trafikimit të drogës
𝐋𝐞̈𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐞 𝐃𝐨𝐧𝐚𝐥𝐝 𝐓𝐫𝐮𝐦𝐩, 𝐢 𝐡𝐞𝐪 𝐚𝐤𝐬𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐥𝐚𝐬𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐉𝐨𝐞 𝐁𝐢𝐝𝐞𝐧

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Pogradecit, ku një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Viktima është identifikuar si Kozeta Teco, 52 vjeçe, dhe sipas informacioneve paraprake dyshohet se ajo mund të jetë vrarë. Policia është rikthyer sërish në vendngjarje dhe po vijon hetimet me intensitet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Ekspertët kanë kryer këqyrjen e trupit të viktimës, ndërkohë që pista e një vrasjeje mbetet në qendër të hetimeve. Ende nuk ka të dhëna zyrtare nga autoritetet për autorin apo motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje.

Policia e Pogradecit dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje.

Një ngjarje që trondit opinionin publik dhe rikthen edhe një herë në vëmendje çështjen e sigurisë brenda familjes dhe komunitetit.