Nga Lidhjet të paligjëshme uji, mashtrim në para e deri tek dru zjarri të prera pa leje, njoftimi për shtyp nga DVP Korçë

HomeUncategorized

Nga Lidhjet të paligjëshme uji, mashtrim në para e deri tek dru zjarri të prera pa leje, njoftimi për shtyp nga DVP Korçë

Maliq/Një furgon përplaset me një automjet tjetër, dëmtohen 7 persona
Kapet në kufi 35-vjeçari në kërkim, tentoi të kalonte ilegalisht drejt Greqisë – dyshohet se ka tentuar të vrasë gjyshin e tij
Zëvendësministri Jaupllari në takim me përfaqësuesit e Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
Sh. G., 59 vjeç, banues në Maliq dhe A. Ç., 59 vjeç, banues në Korçë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;

G. D., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
G. T., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një 27-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit;

A. S., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
A.M., 51 vjeç dhe A. D., 58 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesat e tyre janë konstatuar lidhje të paligjshme të furnizimit me ujë;

A. T., 59 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke transportuar 5 m³ dru të prera në mënyrë të paligjëshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit S. M., 21 vjeç, K. Xh., 30 vjeç, A. Xh., 23 vjeç dhe A. Ç., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në subjektet e tyre private u konstatua se ushtronin aktivitetet, pa dokumentacionin përkatës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Ll. V., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. I., 52 vjeç, banues në Mësniçkë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, një 46-vjeçar.