ZVA Maliq/Matura Shtetërore 2025 – Përgjegjësi dhe Bashkëpunim për një Proces të Drejtë.

HomeUncategorized

ZVA Maliq/Matura Shtetërore 2025 – Përgjegjësi dhe Bashkëpunim për një Proces të Drejtë.

Aksident në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” Për pasojë është dëmtuar drejtuesja dhe vajza e saj rreth 2 vjeçe
Dita e parë e shkollës – një fillim i ri për nxënësit në të gjithë vendin
Aktivitet i veçantë me fëmijët e Qendrës Ditore në Maliq!

Nëpërmjet një takimi ZVA Maliq shprehet:

📌 Matura Shtetërore 2025 – Përgjegjësi dhe Bashkëpunim për një Proces të Drejtë.

Në prag të Provimeve Kombëtare të Maturës Shtetërore 2025, u zhvillua sot një takim pune mes Drejtoreshës së DRAP Korçë, znj. Vinjola Rota, dhe drejtuesve të institucioneve arsimore në varësi të ZVAP Maliq.

✅ Në fokus të takimit ishte garantimi i një procesi sa më korrekt, të sigurt dhe në përputhje me rregulloren e maturës.

Pikat kryesore të diskutimit:
🔹 Përgjegjësitë e drejtorëve dhe strukturave shkollore në administrimin e provimeve.
🔹 Nevoja për bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me DRAP dhe ZVAP.
🔹 Rëndësia e informimit të saktë të nxënësve dhe prindërve.
🔹 Masat për parandalimin e çdo parregullie gjatë provimeve.
🔹 Mbështetja për nxënësit në këtë moment të rëndësishëm.

🗣️ Znj. Rota theksoi se suksesi i këtij procesi kërkon përgjegjësi maksimale nga çdo hallkë e sistemit arsimor, duke mbrojtur barazinë dhe mundësinë e çdo maturanti për të treguar njohuritë e veta në një ambient të drejtë e të qetë.

🤝 Falë përkushtimit të përbashkët, jemi të bindur se do të kemi një maturë dinjitoze dhe të suksesshme për të gjithë maturantët.