Vuante nga sëmundje e rëndë, ndahet para kohe nga jeta mësuesja e nderuar e shkollës speciale Anxhela Latifi

HomeUncategorized

Vuante nga sëmundje e rëndë, ndahet para kohe nga jeta mësuesja e nderuar e shkollës speciale Anxhela Latifi

Aksi Qukës–Qafë Plloçë hapet sot, rruga lidh zonën e juglindjes dhe nxit turizmin
Korçë – Arrestohet 44-vjeçari për dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë
Arrestohet drejtues mjeti në gjendje të dehur në Korçë

Ndahet para kohe nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë një nga mësueset e nderuara të shkollës speciale në Korçë Anxhela Latifi.

Lajmin e hidhur e ndan Emiljano Muharrem, me një mesazh në rrjetet sociale.

“I zymtë ky mëngjes, i hidhur lajmi për ty Anxhela Latifi . Jam pa fjalë, por jam i bindur se si një engjëll lart në qiell do i japësh forcë dhe kurajo familjes tënde.

Për ne do të mbetesh Anxhela e dashur, e qeshur një nënë shembullore dhe një mësuese e përkushtuar.
U prefsh në Paqe mikja ime ” shkruan ai