𝐈𝐧𝐬𝐤𝐞𝐧𝐨𝐢 𝐯𝐝𝐞𝐤𝐣𝐞𝐧 𝐩ë𝐫 𝐭’𝐮 𝐬𝐡𝐩ë𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐛𝐨𝐫𝐱𝐡𝐞𝐯𝐞, 𝐃𝐚𝐯𝐢𝐝𝐞 𝐏𝐞𝐜𝐨𝐫𝐞𝐥𝐥𝐢 𝐞𝐤𝐬𝐭𝐫𝐚𝐝𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢

HomeActual

𝐈𝐧𝐬𝐤𝐞𝐧𝐨𝐢 𝐯𝐝𝐞𝐤𝐣𝐞𝐧 𝐩ë𝐫 𝐭’𝐮 𝐬𝐡𝐩ë𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐛𝐨𝐫𝐱𝐡𝐞𝐯𝐞, 𝐃𝐚𝐯𝐢𝐝𝐞 𝐏𝐞𝐜𝐨𝐫𝐞𝐥𝐥𝐢 𝐞𝐤𝐬𝐭𝐫𝐚𝐝𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢

Kapet në flagrancë me lëndë narkotike kokainë në automjet dhe vihet në pranga 32-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale.
Vidhte pije alkolike në supermarket, kapet 63-vjeçari
Dëmtohen shtatoret e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit, Bashkia Pogradec në heshtje të plotë

Biznesmeni italian Davide Pecorelli, i cili inskenoi vdekjen e tij në Pukë në vitin 2021 për t’iu shmangur borxheve, do të ekstradohet në Shqipëri. Vendimi u miratua nga ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, pas dritës jeshile që kishte dhënë më herët Gjykata e Apelit në Perugia.

Pecorelli është dënuar nga gjykata e Shkodrës me 4 vite burg për mashtrim, zjarrvënie dhe shpifje. Në janar të vitit 2021, makina me të cilën ai udhëtonte u gjet e djegur në Pukë, ku brenda saj u zbuluan mbetje skeletore, duke krijuar dyshimin se ai kishte humbur jetën. Pas një hetimi të gjatë, në shtator të po atij viti, Pecorelli u gjet i gjallë.

Në një deklaratë për median italiane “Il Messaggero Umbria”, biznesmeni ka pranuar vendimin, por është shprehur i shqetësuar për familjen e tij, përfshirë fëmijët e mitur dhe të afërmit me aftësi të kufizuara. Ndërkohë, autoritetet shqiptare po përgatiten për ta pritur dhe për të vijuar procedurat ligjore ndaj tij.