“𝐒’𝐭𝐚 𝐝𝐚𝐥 𝐝𝐨𝐭 𝐚𝐬 𝐦𝐞 𝐟𝐚𝐛𝐫𝐢𝐤ë 𝐝𝐚𝐡𝐨𝐧𝐢”, 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐚 𝐬’𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐥 𝐢𝐫𝐨𝐧𝐢𝐧ë 𝐧𝐠𝐚 𝐃𝐮𝐫𝐫ë𝐬𝐢: 𝐑𝐚𝐦𝐞, 𝐤𝐮 𝐞 𝐤𝐞 𝐆𝐣𝐮𝐬𝐡 𝐀𝐤𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐧?

HomeActual

“𝐒’𝐭𝐚 𝐝𝐚𝐥 𝐝𝐨𝐭 𝐚𝐬 𝐦𝐞 𝐟𝐚𝐛𝐫𝐢𝐤ë 𝐝𝐚𝐡𝐨𝐧𝐢”, 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐚 𝐬’𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐥 𝐢𝐫𝐨𝐧𝐢𝐧ë 𝐧𝐠𝐚 𝐃𝐮𝐫𝐫ë𝐬𝐢: 𝐑𝐚𝐦𝐞, 𝐤𝐮 𝐞 𝐤𝐞 𝐆𝐣𝐮𝐬𝐡 𝐀𝐤𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐧?

Liqeni (ose këneta) e Maliqit është një prej ekosistemeve më interesante dhe më me vlerë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.
A e dini sa e lashtë është Zvezda? Po Rruga e Luginës së Devollit që kalonte përmes Zvezdës?
𝐈𝐧𝐜𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐦𝐞𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞𝐬𝐡 𝐧𝐞 𝐒𝐞𝐥𝐚𝐧𝐢𝐤, 𝐝𝐲 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚 𝐭𝐞 𝐥𝐞𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫

Durrësi ishte mbrëmjen e sotme stacioni i radhës i Koalicionit Euroatlantik, ku Lulzim Basha ka prezantuar kandidatët e tij për deputet në zgjedhjet e 11 Majit.

Teksa vlerësoi figurat e listës së tij, për të cilët evidentoi se janë të papërlyera e të pakorruptuar, Basha u ndal te telashet që kanë kryesisht ish-ministra, deputetë e kryebashkiakë socialistë me SPAK-un.

Këtë u kujdes ta nxirrte në pah përmes një mesazhi në rrjetet sociale për kryeministrin Edi Rama, duke vijuar replikat plot batuta që kanë nisur të shkëmbejnë prej mëse një jave.

Pjesë të ironisë së tij këtë herë Basha bëri edhe burgun e Durrësit, aty ku qëndrojnë në paraburgim disa emra të njohur të PS, por edhe paketat e cigareve që i la si porosi për kryeministrin në një studio televizive.

Basha thotë se me ritmin e lartë të arrestimeve nga radhët e mazhorancës që po vijon SPAK-u, gjasat janë që as me një fabrikë për prodhimin e duhanit, nuk do t’ia dalë dot të ndihmojë shefin e qeverisë në “hallet” që i bien.

“O Rameee… Në Durrës jam Rameee. A ja çove dy paketat apo po i run për ndonjë tjetër. E di vetë ti. Më tha një nga të tutë këtu: O lul se mos fillon ndonjë biznes me import cigaresh se s’ke për t’ia dalë me paketa për këto tonët në burg. E mër Rame, mër Rame, ngele duke u marrë me shokët e mi. Ja ku i ke shokët e mi të Durrësit, Krujës, Fushë-Krujës, të Shijakut. Po shokët e tu ku i ke o Rame? Ku e ke Terin më Rame? Ku e ke më Rame, Gjush Akulloren. E mër Rame. Po Lir Beqen? Po Ben Ahmetajn? E Ramë, Ramë. Ça do i çojmë Jurgis Çyrbes o Rame? Se s’ja mush dot menjen vetëm me cigare atij. Ka dalë gjithandej duke thon se votat i mora për Ramën, jo për vete. Kujdes Rame, se s’ta dal dot as me fabrikë dahoni mo”, thotë Basha në video-mesazhin e tij.