Zëri qetësues për shqiptarët pas tërmeteve, por a ka frikë Luljeta Bozo? Inxhinierja na habit me përgjigjen e saj

HomeFashion

Zëri qetësues për shqiptarët pas tërmeteve, por a ka frikë Luljeta Bozo? Inxhinierja na habit me përgjigjen e saj

Rihanna performon para dasmës së djalit të miliarderit indian
You will fall in love with the new collection of Donatella Versace and music icon Dua Lipa
Ariana Grande flet për albumin e ri

Specialistja e ndërtimit dhe inxhinierja, Luljeta Bozo është një nga zërat më qetësues për qytetarët shqiptarë, sa herë që në vendin tonë regjistrohen lëkundje tërmeti.

Por a ka qenë vetë inxhinierja ndonjëherë e frikësuar? E ftuar në një emision televiziv, zonja Bozo tha se kurrë nuk ka pasur frikë.

Pedagogia që u bë deputete, Luljeta Bozo në një emision televiizv: Puna është pasion, nëse s’ke një qëllim në jetë nuk ecën përpara
Bozo: Unë frikë, asnjëherë. Ke frikë kur ke paqartësi…frika nuk ekziston tek unë. Ndoshta është kultivuar që në fëmijëri. Prandaj them që edukata rrënjoset që në familje. Shembulli i parë për një fëmijë është prindi. E vetmja frikë që kam pasur, ishte kur bëja… kam punuar 7 vjet për të prodhuar një material të ri, dhe kur bëja ato përzgjedhjet dhe nuk e dija cila do të ishte përzgjedhja optimale, e gjithë frika ime ishte nëse ajo përzgjedhje do më jepte rezultatin që doja. Nëse kjo mund të quhet frikë.

/gazeta_sot