Zbardhen 5 vjedhje banesash në Korçë, arrestohet autori i dyshuar me precedent penal

HomeUncategorized

Zbardhen 5 vjedhje banesash në Korçë, arrestohet autori i dyshuar me precedent penal

Maliq/Filloi procedimi penal pasi një shtetas kap duke kryer punime ndërtimi pa leje
DVP Korçë/ Arrestohen disa shtetas për vepra të ndryshme penale..
Reagim i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Korçë – Policia vijon goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, duke zbardhur dhe dokumentuar 5 raste të vjedhjeve të banesave në qytetin e Korçës.

Si rezultat i një pune të mirëfilltë hetimore nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Korçë, person i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari penale.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes së banesës së shtetasit Gj. M., rezident në Greqi, ngjarje e ndodhur më 10.01.2026, në lagjen nr. 3 të qytetit të Korçës, ku janë vjedhur sende të ndryshme me vlerë.

Gjithashtu, hetimet e mëtejshme kanë zbuluar se 38-vjeçari dyshohet të ketë kryer edhe 4 vjedhje të tjera në qytetin e Korçës, të ndodhura më 28.09.2024, 20.03.2025, 01.01.2026 dhe 06.01.2026, gjatë të cilave ka marrë bizhuteri, para, orendi shtëpiake dhe sende të tjera me vlerë.

Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të të gjitha ngjarjeve, si dhe për identifikimin e rasteve të tjera ku mund të jetë implikuar dhe të bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.