Vijon rekrutimi i talenteve në Gjimnazin “Skënderbeu” Maliq

HomeActual

Vijon rekrutimi i talenteve në Gjimnazin “Skënderbeu” Maliq

Germany approves passport law and German dual citizenship
𝐁ë𝐧in 𝐩𝐨𝐬𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐧ë 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐭𝐞 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐩ë𝐫 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐚𝐤𝐮𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐫𝐞𝐬𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐭ë 𝐒𝐭𝐚𝐦𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐭, 𝐯𝐢𝐡𝐞𝐧 në 𝐫𝐚𝐧𝐠𝐚 𝟑𝟕 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚 𝐧ë 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢
Zgjedhjet e 11 majit/ Pas plot 7 orësh mbyllet takimi i Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik të PS në qarqe

Vijon rekrutimi i talenteve në Gjimnazin “Skënderbeu” Maliq

Vijon me ritme të larta rekrutimi i talenteve të reja në gjimnazin “Skënderbeu” Maliq, në kuadër të spektaklit rinor “Puls on Stars”, organizuar nga Këshilli i Qarkut Korçë në bashkëpunim me Bashkinë Maliq.

Ky aktivitet po dëshmon një bashkëpunim shumë të mirë mes shkollave dhe institucionit të Bashkisë, duke krijuar hapësira reale për promovimin dhe mbështetjen e të rinjve të talentuar.

Të rinjtë dhe të rejat e këtij gjimnazi po tregojnë se talenti, pasioni dhe përkushtimi nuk mungojnë.

Nga muzika, kërcimi, aktrimi e deri te forma të tjera arti, ata po spikasin me aftësitë dhe kreativitetin e tyre.

Një falënderim i veçantë shkon për stafin pedagogjik të gjimnazit, për mbështetjen dhe inkurajimin e vazhdueshëm, si edhe për të gjithë të rinjtë e talentuar që po bëhen pjesë e këtij rrugëtimi artistik.

 Maliqi ka të rinj me horizont dhe energji  dhe  “Puls on Stars” është një mundësi e shkëlqyer për ta!