Takim në Kuadër të Parandalimit të Zjarreve gjatë Verës

HomeUncategorized

Takim në Kuadër të Parandalimit të Zjarreve gjatë Verës

Qarku Korçë – Procedime penale për disa raste të veprave të ndryshme penale
Kopshti Vloçisht–Drithas, një shembull i përkushtimit dhe punës profesionale
Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i plagosur

Sot u zhvillua një takim i rëndësishëm me strukturat e emergjencave civile të Qarkut Korçë, i thirrur me kërkesë të prefektit, z. Nertil Jole, me qëllim parandalimin dhe përgatitjen ndaj situatave të mundshme të zjarreve gjatë stinës së verës.

Në këtë takim, Bashkia Maliq theksoi angazhimin maksimal për menaxhimin e çdo situate emergjente që mund të lindë. Përmes Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, janë marrë masa konkrete për rritjen e gatishmërisë dhe janë ngritur skuadra vullnetarësh të trajnuar për identifikimin dhe ndërhyrjen e shpejtë në vatra zjarri.

Autoritetet bëjnë thirrje të fuqishme për qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të bashkëpunojnë në mënyrë që të minimizohen rreziqet dhe dëmet e mundshme nga zjarret.