Sommer “ngushëllon” Italinë: “Futbolli italian nuk është në krizë”, ata mbeten një…

HomeSport

Sommer “ngushëllon” Italinë: “Futbolli italian nuk është në krizë”, ata mbeten një…

The Albanian Cup returns on Wednesday with the 1/8 round, get to know the match schedules
Formula 1 nis sezonin e ri! McLaren dominon provat zyrtare në Australi, Verstappen nis i treti, zhgënjen Ferrari
Messi increases the value of Inter Miami

U dominuan totalisht. “Të Kaltërit” e Italisë ishin të eleminuarit e parë, në fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me kampionët e edicionit të shkuar, që u mundën me rezultatin e pastër, 2 me 0, nga “Helvetët” e Zvicrës, në sy të 68.172 të pranishmëve, në “Olympiastadion”, të Berlinit.

“Gardiani” zviceran i portës, Yann Sommer e ndoqi si “turist” këtë takim, me portierin e “Zikaltërve” të Inter, që nuk pati nevojë për asnjë ndërhyrje deicizive përballë një Italie “të lodhur”, mirëpo, pavarësisht performancës së “Të Kaltërve”, 35-vjeçari i portës mendon se futbolli italian nuk është në krizë, teksa theksoise Zvicra zhvilloi një ndeshje të madhe.

“Ne luajtëm shumë mirë. Italia e pati të vështirë të futej në lojë, sepse ua mbyllëm gjithë hapësirat. Ishim agresivë, por edhe plot cilësi kur kishim topin në qarkullim. Nuk jam dakord që futbolli italian është në krizë. Dhe nuk flas kot, sepse i njoh shumë prej lojtarëve italianë. Ata mbeten një Kombëtare e madhe, thjesht e kishin shumë të vështirë përballë nesh”,- u shpreh Sommer.

/gazeta_sot