Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine që u gjetën në banesën e një shtetasi të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, organizim të lojërave të fatit dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

HomeUncategorized

Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine që u gjetën në banesën e një shtetasi të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, organizim të lojërave të fatit dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Drenovë/29-Vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka dëmtuar derën e lokalit të një 53-vjeçari.
Aksident në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” Për pasojë është dëmtuar drejtuesja dhe vajza e saj rreth 2 vjeçe
Ushtron dhunë ndaj vjerrës së saj, procedohet 25-vjeçarja

Korçë/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine që u gjetën në banesën e një shtetasi të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, organizim të lojërave të fatit dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për një rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kanë kryer kontroll në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim M. D., 33 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit në këtë banesë u gjetën dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shtetasi M. D. është shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Më datë 27.09.2024, ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin dhe është larguar me shpejtësi. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtaritë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe të organizimit të lojërave të fatit. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.