Rruga Lozhan–Moçan është bërë thuajse e pakalueshme për shkak të kushteve atmosferike. Banorët e fshatit Moçan kanë marrë nismën të kontribuojnë vullnetarisht për rregullimin me beton të pjesëve më problematike të saj.
Do të ngrihet një komision bashkë me kryeplakun e fshatit për transparencën e çdo kontributi, ndërsa Bashkia Maliq do të mundësojë transportin e materialeve. Banorët ftohen të japin sugjerime për realizimin e punimeve në interes të komunitetit.
