Rritet çmimi i bukës në Korçë, qytetarët të shqetësuar për koston
Çmimi i bukës në qytetin e Korçës ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit, duke reflektuar drejtpërdrejt në buxhetin e familjeve. Sipas qytetarëve, buka që disa ditë më parë kushtonte rreth 120 lekë, sot po tregtohet nga 140 deri në 150 lekë, përfshirë edhe bukën masive.
Konsumatorët shprehen se janë përballur me rritjen e papritur të çmimit në momentin që janë paraqitur në dyqanet ku furnizohen zakonisht.
